Shtohet numri i patrullime nga Policia e Kosovës

14:13 | 05 Janar 2020

Është shtuar siguria nga Policia e Kosovës, pasi situatës në Iran.

Policia e Kosovës ka shtuar vigjilencën pas tensionimit të situatës në Iran.

Krerët e policisë kanë urdhëruar zyrtarët policor për vigjilencë dhe shtim të masave të sigurisë pas ngjarjeve të ndodhura në Iran.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se do të ketë më tepër patrullime, kryesisht afër objekteve me rëndësi të veçantë.

Edhe në të kaluaren Policia e Kosovës kishte shtuar masat e sigurisë, kryesisht pas sulmeve terroriste të ndodhura nëpër botë.

Komento: