Shtohet paniku në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen edhe dy raste të reja me koronavirus

19:57 | 06 March 2020

Konfiromohen edhe dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ky informacion është i bërë i ditur në orët e pasdites nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipqe ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 19:30 ku do të jepen detaje mbi paraqitjen e rasteve të reja me koronavirus.

Paraprakisht, qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars.

Komento: