Virusi kinez, koronavirus po përhapet me të madhe në Itali.
Ka arritur në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi që u përhap me shpejtësi në Itali.
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një grua nga Crema e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Brescias.Ajo ishte një paciente e shtuar në spitalin onkologjik e sëmurë me tumor.
Viktima e pestë ishte një 88-vjeçar nga Caselle Lanne, në Lombardi.Mbi 200 persona janë infektuar me koronavirus në Itali: sipas të dhënave të azhurnuara nga komisari i urgjencës Angelo Borrelli, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”.