Bujqësia në Kosovë po vazhdon të i ketë vështirësitë e saj.
Bujqit në Kosovë nuk kanë mundur të përfitojnë sera për kultivimin e perimeve në ketë sezon.
Çmimi i hekurit në muajin prill ka shënuar një ngritje të madhe në berzën botërore. Pos në sektorin privat, ngrija e çmimit ka reflektuar në dëmtimin e buxheteve të komunave të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Disa prej komunave, në muajin shkurt kanë hapur oferta publike për furnizim me sera për fermerët, por të gjithë tenderët kanë dështuar. Kjo për shkak se menjëherë çmimi i hekurit kishte pësuar ngritje dhe kompanitë fituese janë tërhequr nga kontratat njëanshëm, pasi shumica e punës së tyre kishte të bënte me hekur të zinkuar.
Kësisoj, komunat janë detyruar që të rrisin fondet e tyre, duke hapur tender të rinj. Por, disa prej kompanive që ishin larguar nga kontratat janë shpërblyer sërish me tender të rinj për të njëjtën sasi, me një çmim më të lartë të ofruar nga komunat.
Sëfundmi, Komuna e Podujevës ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Berisha Construction” për “Furnizimi dhe montimi i serave”, në një vlerë prej 164 mijë e 250 eurove për furnizimin dhe montimin e 250 serave.
Para pak muajve, kjo kompani ishte tërhequr nga konzerciumi që ishte me kompaninë “Liria” për të njëjtin tender në Podujevë, ngase sipas tyre, oferta ishte e lirë dhe hekuri ishte shtrenjtuar menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Komuna e kishte shkëput këtë kontratë, pasi kompania “Liria” s’kishte mundur të bënte furnizimin e vetme.
Agron Kopalla, pronar i kompanisë “Liria”, ka shpjeguar për lajmi.net arsyet pse komuna ia ka shkëputur kontratën.
“ Fillimisht është tërhequr nga konzerciumi, kompania Berisha. Në momentin kur ne e kemi nënshkruar kontratën, çmimi i hekurt nëse nuk gabojë është sjell rreth 95 cent kilogrami. Pasi e kemi nënshkruar kontratën, çmimi ka hipur menjëherë në berëz, dhe kompania Berisha na tha se nuk kemi llogari të prodhojmë hekurat tanë. Unë u mundova që t’i kryej vetë, i lypa komunës kohë shtesë, ata nuk ma mundësuan dhe unë nuk munda t’ja dalë. Kësisoj ata vendosën ta shkëpusin kontratën. Komuna na e ka konfiskuar më pas edhe sigurimin në rreth 12 mijë euro që e kemi deponuar për këtë tender”, tha Kopalla.
Derisa, “Berisha” ka fituar tenderin mbi 164 mijë euro, herën e parë kontrata ka qenë 107 mijë euro.
Pronari i kompanisë “Berisha Construcsjon”, Visar Berisha e ka arsyetuar tërheqjen e parë me shtrenjtimin e hekurit të zinkuar.
“Jemi tërhequr ngase në përudhën prill, maj, qershor, hekuri është shtrenjtuar 100 për qind, plus nuk ka pasur furnizime hiç. Këtë mund ta vërtetoni në kontaktim me tre prodhuesit e Kosovës që shesin hekur të zinkuar në Kosovë. Pra nuk ka pasur as stok, plus në berëz është rritur çmimi 100 për qind. Tash ka hekur mjaftueshëm dhe është stabilizuar tregu, por çmimi ka mbetur i lartë. Po të rrinim në atë kontratën e parë, rreth 42 mijë euro do të kishim humbje”, tha Berisha për lajmi.net.
Komuna e Podujevës nuk ka dashur të deklarohet në lidhje më këtë projekt.
Pos Podujevës, në situatë të njëjtë janë gjendur edhe disa komuna tjera.
Komuna e Lipjanit me datë 26 maj ka publikuar njoftimin për kontratë për “Furnizimi dhe montimi i serrave 50m për fermerët e K. Lipjanit”. Për këtë tender kanë konkurruar 3 kompani dhe pasi u vlerësua tenderi, komuna nxori vendim për anulimin e procedurës pasi konsideroi se të gjitha ofertat e përgjegjshme tejkalonin buxhetin e parashikuar të komunës për këtë projekt. Komuna kishte vendosur një shumë në vlerë prej 150 mijë eurove, ndërsa oferta më e lirë ishte 194 mijë euro.
Meqë ishte anuluar procedura, kjo komunë më datë 20 korrik ka hapur ofertë të re për të njëjtin projekt. Tash është rritur vlera e parashikimit të kontratës në 300 mijë euro, por është dyfishuar edhe numri i serva.
Herën e parë, ishte paraparë: Furnizimi dhe montimi i 200 copë serra me dimension gjatësia 10m, gjerësia 5m, lartësia 3m, gjerësia në mes mbajtësve 2m.
Ndërkohë, tash është paraparë: Furnizimi dhe montimi i 400 copë serra me dimension gjatësia 10m, gjerësia 5m, lartësia 3m, gjatë vitit 2021 do të furnizim dhe montohen serra në vlerë 150000kurse pjesa tjetër do të furnizohet dhe montohet gjatë vitit 2022, por jo më vonë se 30 qershor 2022.
Pra, herën e parë 200 sera ishin paraparë për 159 mijë sera, tash nuk është saktësuar numri i serave për vitin e parë, por shuma e parave.
Aktualisht ky proces është në hapjen e ofertave, ky oferta më e lirë është në vlerë prej 258 mijë eurove.
Ndërkohë, më datë 26 shkurt, Komuna e Malishevës kishte hapur ofertë për “Ndërtimi i Serave për Fermer”. Ishte paraparë ndërtimi më të gjitha specifikat i 60 serave. Komuna kishte vendosur një çmim prej 49 980,00 euro, si parashikim i kontratës. Ndërsa në muajin Maj, kontrata ishte lidhur më grupin e kompanive Eltoni Ha” SH.P.K.; N.P.T. “Euro Sera”, në vlerë prej 43 mijë eurove.
Komuna kishte pritur disa ditë që kompanitë të fillonin punën, por ato nuk e bënin një gjet ë tillë. Më datë 7 Qershor, menaxheri i kontratës kishte rekomanduar të shkëputet kontrata.
Më datë 10 qershor, komuna kishte vendosur të hapë tender të ri, ku kishte rritur edhe vlerën e parashikimit të kontratës në 78 mijë euro, ndërsa më 6 korrik është rekomanduar për kontratë, kompania “Edi Con”, në vlerë prej 71 mijë eurove.
Komuna e Drenasit më 3 shkurt ka hapur ofertë për “Furnizimi dhe montimi i serave për fermerët e Komunës së Drenasit”. Në fund të Marsit fitues është shpallur “Eltoni HA” SHPK; N.P.T. “Euro Sera” në vlerë prej 25 772,00 eurove për 68 sera. Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 28 560,00 euro. Më 19 Maj, Komuna ka bërë njoftim për anulimin e tenderit me arsyetimin se, kompania fituese nuk është përgjigjur thirrjes për nënshkrimin e kontratës, konkretisht ka refuzuar nënshkrimin e kontratës.
Menjëherë më pas, më datë 24 maj, komuna ka hapur tender për të njëjtin projekt, duke e rritur edhe vlerën e parashikuar të kontratës në 36 720,00 euro. Por, me 6 qershore, prokurimi komunal e anuloi përsëri tenderin me arsyetimin se kishte pranuar oferte që tejkalonte buxhetin komunal, e cila ishte mbi 43 mijë euro. Kësisoj, komuna nuk u dorëzua, më datë hapi ofertë të re, por vlerën e parashikuar të kontratës nuk e ka rritur. Në garë me një kompani tjetër, me kontratat është shpërblyer konzerciumi i njëjtë që kishte refuzuar të nënshkruaj kontratën e parë. Derisa kishin refuzuar të nënshkruaj kontratën në vlerë prej mbi 25 mijë euro, tash kanë nënshkruar një kontratë mbi 36 mijë euro.