Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

22:38 | 29 March 2025
shtrenjtimi-i-rrymes-mund-te-jete-vetem-fillimi-i-ngritjes-se-cmimeve

Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në rast të shtrenjtimit për 15 për qind.

Përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë se me shtrenjtimin e rrymës, do të rriten edhe çmimet e produkteve esenciale, bukës, qumështit e vajit. me rritjen e vazhdueshme të çmimeve që nga shpërthimi i pandemisë Covid 19 dhe luftës në Ukrainë, qytetarët janë të shqetësuar për një valë të re shtrenjtimesh.

Në qershor pritet edhe një ndryshim.

Kompanitë e mëdha mund të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me rrymë dhe të dalin në treg të hapur si pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë

Odat ekonomike kërkojnë që ky proces të shtyhet, duke argumentuar se vendi ende nuk është gati.

Por ZRRE-ja këmbëngul se tregu është i përgatitur dhe se do të mbikëqyret rreptësisht./Radio Evropa e Lirë/

Komento:
loading