Shtrenjtohen për 80% çmimet e banesave në kryeqytet

21:38 | 29 December 2024
shtrenjtohen-per-80%-cmimet-e-banesave-ne-kryeqytet

Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar një ngritje prej 80% krahasuar me vitin e kaluar. Cmimi i një metri katror në disa lagje në kryeqytet shkon deri në 2500 euro. Ekonomistët tregojnë se cilat janë arsyet që kanë ndikuar në këtë ngritje.

Prishtina është dyndur nga banesat e ndërtuara.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në kryeqytet janë mbi 85 mijë banesa.

E çmimi i tyre në vitin 2024 ka shënuar një rritje rekorde.

“Ngritja e çmimeve më të mëdha që ka qenë, ka qenë dallim në çmim ndërmjet vitit 2023 dhe 2024. Ku çmimet minimale që kanë pësuar ngritje duhet të jenë ato për 40%, ndërsa maksimale shkojnë afër 80% që lagjet sikurse janë Lakërishte, Lagjja e Muhaxherëve, deri diku Dragodani, dhe Rruga B, kanë rritje deri ne 80%”, thotë Burim Halili nga agjensioni i patundshmërisë.

Madje çmimet shkojnë deri në 2500 euro për metër katror varësisht se në cilat lagje gjenden.

“Tek lagjja Lakërishtë, çmimi variojnë nga 2000 deri në 2500 varësisht prej fazës së ndërtimit nëse është i ndërtum ose është gjatë ndërtimit kemi çmim me të lira. Ndërsa në lagjen e Muhaxherëve të gatshmet variojnë nga 2000 te kompanitë me një cilësi më të mirë kurse të këto tjera deri 1800 euro”, shprehet ai.

E sipas njohësit të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj kjo ka ndodhur për disa arsye.

“Deri sa ka kërkesë është e natyrshëme që të ketë edhe rritje të çmimit, prapë këtu shihet se këtë rritje të çmimit e ka bërë të vetën që e ka bërë diaspora. E kemi një diasporë të fuqishme e cila ka bërë që të kemi rritje të çmimit, por njëherë duhet ta kemi të qartë që inflacioni në nivel botëror dhe rajonal ka bërë që kostoja e ndërtimit të rritet dhe rrjedhimisht banesat janë rritur dhe kjo po e rëndon qytetarin rezident”, thotë ai.

Në bazë të regjistrimeve të fundit të bërë në Kosovë, numri i ndërtesave banesore është rritur 43% krahasuar me vitin 2011.

Komento: