Shtrenjtohet çmimi i makiatos në Prishtinë

14:41 | 30 September 2021

Çmimet e kafës në disa prej kafiterive në Prishtinë pavarësisht situatës pandemike janë rritur.

Aktualisht në disa kafiteri në kryeqytet 1 makiato e vogël kushton 1 euro e 10 centë, ndërkohë që makiatos së madhe i është rritur çmimi në 1 euro e 20 centë, kurse çmimi espressos në disa kafiteri arrin në 1 euro.

Buletini Ekonomik ka vizituar disa kafiteri në Prishtinë, të cilët kanë mohuar se çmimi i kafeve është shtrenjtuar, porse ky çmim sipas tyre ka qenë i ngjajshëm edhe para pandemisë.

Megjithatë në disa kafitëri të tjera të kryeqytetit çmimi i kafes nuk ka levizur edhe pse sipas tyre për shkak të humbjeve është dashur të bëhët një gjë e tillë.

Menaxherja e një kafiterie në Prishtinë, në kushte anonimiteti tha se kjo rritje mund të jetë e arsyeshme, pasi sipas saj bizneset duhet në një mënyrë ti nxjerrin humbjet që i kanë pasur nga pandemia.

Mirëpo ka mohuar të ketë pasur rritje të çmimeve në lokalin e saj.

“Çmimet e kafeve i kemi të njejta siç kanë qenë para pandemisë, që nënkupton se nuk kanë levizur fare, jo pse jemi mirë ekonomikisht, mirëpo në mënyrë që mos t’i humbim klientat që kemi” tha ajo.

Në anën tjetër në disa kafiteri të tjera nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 10:00 kafja kushton vetëm 50 centë.

Komento: