Shtretërit e 2 mijë eurove në QKUK mbulohen me çarçafë të shqyer!

13:30 | 18 January 2019

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po vazhdon të përballet me një gjendje të rëndë të infrastrukturës.

Në këtë Klinikë mungojnë pothuajse gjërat më elementare të nevojshme për pacientët, shkruan ORAinfo.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e QKUK-së muaj me parë përmes një tenderi kanë blerë shtretër që kanë kushtuar qindra mijëra euro.

Por këta shtretër të shtrenjtë po mbulohen me çarçafë të shqyer, në mungesë të atyre të rinj.

ORAinfo ka siguruar disa foto ku shihen shtretërit e 2 mijë eurove të mbuluar me çarçafë të shqyer dhe aspak të përshtatshëm për pacientët.

E blerja e këtyre shtretërve kishte shkaktuar debat në opinion.

Kjo për shkak të madhësisë së tyre. Ishte raportuar se shtretërit janë me të mëdhenj se dyert e klinikave, duke e bërë të pamundur lëvizjen e pacientëve me shtretër nëpër repartet e klinikave. /ORAinfo/

Komento: