Shtrihet dora e pajtimit në mes dy familjeve në Istog

23:07 | 12 April 2021

Pajtimi.

Të shumta janë rastet kur shqiptarët janë treguar solidar në shumë aspekte.

Por padyshim se falja e gjakut është një nga gjërat më të mëdha që mund të bëjë çdokush që preket nga ndonjë tragjedi.

Kësisoj në emër të gjakut të dëshmorëve së fundi janë pajtuar dy familje në Istog, familja Hakaj dhe Lipaj. Pikërisht sot familja Hakaj ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lipaj në fshatin Orrobërdë.

Kjo është bërë e ditur nga deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Berisha tha se ky rast duhet të shërbejë si shembull për të gjithë, për atdhedashurinë dhe respektin.

Komento:
loading