Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka tentuar të arsyetohet për darkën e shtruar për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Ukë Rugovën.
Ai ka thënë që mbrëmë nuk është takuar me askënd dhe nuk ka pasur asnjë darkë me personat në fotografi.
Haziri thotë se është jashtë Kosovës, dhe që fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nuk është e kohës.
ORAinfo mbrëmë ka raportuar se Lutfi Haziri ka shtruar darkë për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Ukë Rugovën.
Lajmit ja ka bashkangjitur edhe një foto të siguruar nga ORAinfo e ku shihen të lartëcekturit rreth një tavoline të mbushur me mish, verë e raki. /ORAinfo/
Me poshtë e gjeni postimin e Hazirit në Facebook:
Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve.
Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK.
Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!