Shtyhet gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi rinis më 12 qershor

14:10 | 26 May 2023

Shtyhet gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi rinis më 12 qershor.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është shtyrë.

Sipas një njoftimi nga Specialja, gjyqi do rifillojë të hënën e 12 qershorit në ora 09.00, transmeton klankosova.tv.

Ky zhvillim vjen pasi edhe dëgjimi i dëshmitarit të tetë në Dhomat e Specializuara, është pezulluar, që i njëjti ishte paraparë të mbahej më 24 maj.

Komento: