Është shtyrë ndeshja pasi gjashtë futbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Spanjë duket se ka shqetësuar autoritetet.
Mediat spanjolle raportojnë një incidencë më të lartë në Aragon dhe Katalonia, ku autoritetet vazhdojnë të ndërmarrin masa për të frenuar sëmundjen.
Gjithashtu e prekur është dhe bota e futbolli ku 6 lojtarë të tjerë të skuadrës Fuenlabradas në kategorinë e dytë rezultuan pozitivë.
Për pasojë u shty ndeshja kundër Deportivo La Corunas e cila do të luhet në një datë tjetër.
Infeksionet e reja të koronavirusit në Spanjë kanë arritur numrin më të lartë që nga 8 maji, me 628.