Shtyhet ndeshja Strasbourg – PSG, kjo është arsyeja

23:27 | 06 Mars 2020

Është shtyrë ndeshja mes skuadrës së Strasbourgut dhe PSG-së.

Shkaku i përhapjes së Coronavirusit dhe frikës ndaj këtij virusi, ndeshja mes Strasbourg dhe Paris Saint Germain është shtyrë për një datë tjetër.

Ndeshja planifikohej të luhej nesër (e shtunë), me fillim nga ora 17:30, por tashmë është shtyrë për datë të pacaktuar.

Regjioni Grand Est dhe Bas-Rhin janë së fundmi të shqetësuar nga prekja e Coronavirusit, dhe kjo ka bërë që të mos ketë siguri për zhvillimin e ndeshjes.

Ndeshje të shumta janë shtyrë edhe në kampionate të ndryshme të futbollit evropian.

Komento: