
Ndonëse ishte planifikuar të mbahet të premten e 12 dhjetorit seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku të dyshuar janë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, seanca është shtyrë.
Burime të Kanal 10 bëjnë të ditur se me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca është shtyrë për datën 22 dhjetor 2025 me fillim nga ora 09:30.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se shtyrja e seancës u bë për shkak se një nga gjyqtaret ka rast personal.
E kur kjo seancë të mbahet, është planifikuar të paraqiten pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë dëshmi në këtë proces gjyqësor.
Liridona Ademaj u vra më 29.11.2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.