Shtyhet për nesër ndezja e dritave për festat e fundvitit në Prishtinë

17:36 | 13 Dhjetor 2022

Sonte ishte paraparë që Prishtina t’i ndizte dritat për festat e fundvitit si dhe të bëhej hapja e “Tregut të Fundvitit”, në sheshin “Xhorxh Bush”.

Por, pak orë para lansimit të “Tregut të Fundvitit” është njoftuar se për shkaqe teknike është anuluar.

Kjo do të bëhet nesër në orën 17:00.

Ndërkaq, sipas njoftimit, gjatë hapjes do të ketë edhe performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.

Komento: