Shtyhet për nesër takimi mes ministres së Jashtme dhe Kryeparlamentares së Slovenisë, nuk dihen aryset

17:48 | 01 Korrik 2024
shtyhet-per-neser-takimi-mes-ministres-se-jashtme-dhe-kryeparlamentares-se-slovenise,-nuk-dihen-aryset

Është shtyrë për nesër takimi mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe Kryeparlamentares së Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një komunikate për media, shkruan Front Online.

Nuk janë dhënë arsye pse ky takim është shtyrë.

Takimi ishte paraparë të mbahej sot.

“Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se takimi në mes të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz dhe Kryeparlamentares së Republikës së Sllovenisë, znj. Urška Klakočar Zupančič, i paraparë të mbahet sot, është shtyrë për nesër.”, thuhet në njoftim.

Komento: