Shtyhet për të hënën seanca e debatit për pandeminë

18:05 | 10 Korrik 2020

Seanca e debatit për pandeminë shtyhet për të hënën.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë dakorduar që të shtyhet seanca për debatin mbi pandeminë të hënën në ora 16:00.

Kryetarja Vjosa Osmani tha se kryeministri Hoti duhet ta ketë në prioritet Kuvendin.

“Ne e kuptojmë kur ka angazhime si kjo e sotmja për video-samitin, mirëpo për asnjë tjetër nuk kemi mirëkuptim”.

Komento: