Shtyhet për të martën seanca e Kuvendit, shkakë mungesa e deputetëve

16:38 | 14 Prill 2022

Mungojnë deputetët, shtyhet për të martën seanca e Kuvendit.

Është shtyrë për të martën seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi në seancë munguan deputetët.

Prezent ishin vetëm 78 deputetë.

“Vetëm 78 deputetë janë në sallë. Shtyhet për të martën seanca. Shihemi atëherë në orën 10:00”, tha Konjufca.

Paraprakisht, kryeparlamentari i paralajmëroi deputetët që nëse nuk i mbledhin edhe 10 deputetë, për t’u bërë 80 gjithsej, do ta ndërpresë seancën e Kuvendit

Komento: