
Është shtyrë seanca që do zhvillohej ditën e sotme ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në GJKKO.
Siç raporton Euronews.al duke iu referuar burimeve, Drejtoria e Burgjeve është urdhëruar që të informojë Gjykatën lidhur me shkaqet e mosnjoftimit të të pandehurit Erion Veliaj për seancën e sotme.
Seanca e radhës është shtyrë për datën 27 prill në orën 12:00.
Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre.