Shtyhet sërish fillimi i sezonit të ri të Superligës

17:06 | 28 September 2020

Është shtyrë sërish fillimi i sezonit të ri të Superligës.

Kjo është hera e dytë që shtyhet fillimi i edicionit 2020/2021. Liga elitare e basketbollit kosovar do të nisë në fund të muajit tetor

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shtyrë përsëri fillimin e sezonit të ri të Superligës.

Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur ta shtyjë fillimin e edicionit 2020/2021 në mënyrë që t’ju japë kohë të mjaftueshme skuadrave të saj për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.

Në këtë mënyrë, sezoni i ri i Superligës do të fillojë më 28 e 29 tetor.

Ndërkohë, është shtyrë edhe afati kalimtar për basketbollistë dhe basketbolliste, i cili do të jetë valid deri më 5 tetor në ora 16:00.

Ndër të tjera, është shtyrë edhe Superkupa e Kosovës, që do të mbahet nga 21 deri më 25 tetor.

Kurse, ndeshjet e “play-outit” do të zhvillohen më 14 dhe 17 të muajit tjetër.

Komento: