Duket se edhe më tutje do të shtyhet rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve janë deklaruar pas vendimit të PZAP-së se nuk do të numërohen 5 mijë vota të diasporës, raporton Gazeta Express.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Express se do të presin afatin ligjor që të procedojnë më tej, pasi që në fund të vendimit të PZAP-it ka këshilli juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.
“KQZ nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, sa u përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR.