Shtyhet takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel, kjo është arsyeja

18:49 | 25 Shtator 2020

Për shkak të koronavirusit është shtyrë takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel.

Takimi i paraparë për të hënën mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shtyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka bërë të ditur Lajcak përmes Tëitter.

Komento: