Shtyhet vendimi për anulimin e kampionatit në Belgjikë

18:24 | 04 May 2020

Belgjika shtyen përsëri vendimin për anulimin e kampionatit.

Vendimi për anulimin e kampionatit të Belgjikës ende nuk është aprovuar nga asambleja e përgjithshme e Pro League.

Takimi i planifikuar për sot është shtyrë në 15 maj bazuar në një vendim unanim nga Bordi i Drejtorëve të Pro League.

“Pro League e kupton në mënyrë të përkryer se ka përparësi të tjera në këtë fazë të hershme të strategjisë së daljes nga sporti, në përgjithësi, dhe veçanërisht futbolli profesional”, thuhet në deklaratën e tyre, përcjell lajmi.net.

”Sidoqoftë, shpresojmë që shpejt të fitojmë qartësi nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë”, lexohet në njoftimin e lëshuar nga federata që bashkon 24 klubet profesionistë në vend dhe menaxhon dy ligat e para të Belgjikës.

Bordi i Drejtorëve të Pro League Football ka rekomanduar ndalimin përfundimtar të garave, por ky mendim nuk është aprovuar ende në mbledhjen përgjithshme.

Kampionati profesional dhe Kupa e Belgjikës janë ndalur që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë Covid-19.

Komento: