Shtyhet zyrtarizimi i Lampardit te Chelsea, arsyeja do t’iu befasojë

23:58 | 03 Korrik 2019

Shtyhet zyrtarizimi i Lampardit te Chelsea.

Chelsea thuhet se ka vendosur të shtyjë njoftimin për zyrtarizimin e Frank Lampard si trajner të tyre, pas problemeve të shfaqura në Facebook dhe Instagram.

41 vjeçari ka arritur marrëveshje me Chelsean, për të pasuar të larguarin Maurizio Sarri.

Pavarësisht suksesit në Ligën e Evropës, Sarri është larguar për të marrë drejtimin e Juventusit.

Mediet në Angli raportojnë se zyrtarizimi i Lampard do të bëhet mëngjesin e së enjtes, dhe planifikimi për ta bërë të mërkurën është shtyrë shkaku i problemeve me rrjetet sociale.

Të dy këto rrjetet sociale, kanë probleme me ngarkimin e fotografive.

Komento: