Shtyrja e Samitit të Parisit, ja çfarë thotë Pacolli

21:27 | 21 June 2019

Është shyer Samiti i Parisit.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se shtyrja e Samitit të Parisit të paraparë që të mbahej më 1 korrik shtyn edhe marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë. Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar.

“Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusi, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opsion real”.

“Më vie keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivoket”.

Komento: