
Po flitet për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve në Kosovë.
Kandidati i AAK-së për kryetar komune në Prishtinë, Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se “tentimi për shtyrjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve”, shkruan lajmi.net.
Me tutje ai ka vazhduar kritikën ndaj qeverisjes Kurti për mos-menaxhim adekuat të pandemisë se koronavirusit ku humbën jetën shumë qytetarë.
“Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera” ka shkruar ai