Shuhen shpresat për Milanin

18:15 | 16 Dhjetor 2018

Gjatë ditëve të fundit nisi të ngjizej ëndrra “Rashford” për merkaton e janarit të Milan.

Emri i anglezit iu bashkua listës së sulmuesve që do të transferoheshin te klubi kuqezi në merkaton dimërore që ndodhet shumë pranë.

Gjithsesi José Mourinho, trajneri i Manchester United, para ndeshjes kundër Liverpool ka sqaruar se nuk ka asnjë qëllim që të privohet nga “guri i çmuar” i tij.

“Jam gjithmonë i lumtur prej tij, sepse luan gjithmonë në nivele të larta. Jep gjithçka dhe është shembulli që kërkoj nga të gjithë futbollistët. Më pas, më shumë cilësi, apo më pak, paraqitje më të mira, apo jo aq të mira, por mendoj se gjëja më thelbësore te një profesionist dhe në atë nivel.

” Marcus është i paprekshëm sepse është fantastic për kontributin me të cilin furnizon skuadrën”, deklaroi Mourinho, duke shuar shpresat e Milan dhe kujtdo djetër që ëndërron për Rashford.

Komento: