Shuhen shpresat për një koalcion LDK-VV, Mustafa thotë se LDK s’heq dorë nga kryeministri

20:10 | 23 August 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ritheksuar edhe një herë s’e nuk heqin dorë nga posti i kryeministrit.

“Qëndrimi jonë është i prerë: nuk shkojmë në një koalicion parazgjedhor duke hequr dorë nga posti i kryeministrit”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të LDK-së.

“Ne do ta vlerësojmë qartë situatën, s’do të ngutemi – do ta shohim cili është interesi i LDK-së, por edhe i Kosovës”.

“Unë vlerësoj se kemi interes edhe me Vetëvendosjen ta bëjmë këtë punë. Por a kemi interes ta bëjmë në kohën e parazgjedhjeve apo pasi të kryen zgjedhjet duhet ta vlerësojmë çdo njëri veç e veç – nëse e gjejmë interesin e bëjmë – nëse jo shkojmë veç e veç në zgjedhje e kur të kryhen ato ulemi dhe flasim për bashkëqeverisje”.

“Me Albin Kurtin jemi takuar disa herë, por asnjëherë s’kemi folur për ndarje të posteve”.

Komento: