Shuhet ëndërra e Majlinda Kelemndit, mposhtet në gjysmëfinale

13:09 | 26 Gusht 2019

Shuhet ëndërra e Majlinda Kelmendit.

Xhudistja kosovare është eliminuar në gjysmëfinale të kampionatit botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kelmendi u mposht në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar japoneze, Uta Abe, e cila është aktualisht kampione e botës.

Të dy xhudistet patën nga dy ndëshkime, ndërsa në fund 19-vjeçarja arriti të triumfonte me ‘ippon’.

Gjithsesi, Majlinda Kelmendi ka shansin që përmes repesazhit t’i sigurojë Kosovës medaljen e bronztë.

Ajo do të ndeshet me portugezen Joana Ramos në gjysmëfinalen e repesazhit.

Komento: