“Shuhet” ëndrra e Real Madrid për Mbappen

22:01 | 24 Prill 2022

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, u shfaq duke tallur përpjekjen e Real Madridit për Kylian Mbappe, pasi ata rifituan titullin e Ligue 1 të shtunën.

Një barazim 1-1 me Lens i mjaftoi PSG-së për të krijuar një avantazh të pakapërcyeshëm pikësh në krye të tabelës, duke fituar titullin e Francës me katër ndeshje të mbetura, përcjell ORAinfo.

E ardhmja e Mbappes është spekuluar prej kohësh. Fituesit të Kupës së Botës i skadon kontrata në verë dhe dihet se adhurohet dhe admirohet nga Real Madridi. Megjithatë, PSG-ja është rikthyer në bisedimet për kontratën kohët e fundit, me vetë sulmuesin që pranoi se ka ‘elementë të rinj’ që mund të çojnë në një marrëveshje të re.

Pavarësisht zhurmës së jashtme, zyrtarët e gjigantëve francezë kanë qenë gjithmonë të bindur se Mbappe është pjesë e planeve të tyre afatgjata./ORAinfo/

Komento: