Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë

18:38 | 07 November 2024
shukri-buja-lirohet-nga-te-gjitha-akuzat-e-prokurorise-speciale-ne-hage

Ish-komadanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka njoftuar se është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Buja këtë e konsideron si një fitore të madhe.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas një procesi të gjatë hetimor që zgjati mbi pesë vjet prej 2019, më në fund jam liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë! Kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë time por edhe pastertinë dhe lavdine e UÇK-së.Falë avokatëve të mi, Sir Geoffrey Nice dhe Taulant Hodaj, dhe insistimit të tyre për të mbyllur hetimet për mungesë provash, këtë javë mora konfirmimin zyrtar që gjithçka është mbyllur përfundimisht”, ka shkruar Buja./Front Online/

Komento: