
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në spektaklin e radhës të “Ferma VIP”.
Ajo është komentuar jo vetëm për moderimin, por edhe për stilin e saj gjithmonë elegant dhe të kuruar deri në detaj. Këtë herë, Arbana zgjodhi një fustan të bardhë transparent me detaje kristali, që i jepte një shkëlqim të veçantë në skenë.
Por ajo që ka bërë më shumë bujë është çmimi i këtij fustani. Sipas burimeve, veshja kushton plot 593 dollarë, një shifër që e bën edhe më të diskutuar paraqitjen e saj.
Arbana vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga figurat më me stil në ekranet shqiptare,shkruan Kosovarja.

