Kombëtarja e Kroacisë fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës në Katar dhe Federata Kroate e Futbollit fitoi një shumë marramendëse financiare nga FIFA. Federata Kroate e Futbollit fitoi 26 milionë euro shtesë për fitimin e vendit të tretë në Katar.
Kroatët kishin fituar 8.7 milionë euro vetëm për kualifikimin në Kampionatin Botëror, ashtu si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të turneut në Katar.
Kalimi në çerekfinale u siguroi atyre një shumë prej 16.5 milionë euro.
Në total, Kroacia fitoi 51.5 milionë euro nga çmimet e FIFA-s në Katar.
Marokenët u shpërblyen me 24 milionë euro për fitimin e vendit të katërt në Kupën e Botës.
Kombëtarja e vendit të dytë do të arkëtojë 30 milionë euro, kurse kampioni i botës 40 milionë euro.
Franca fitoi 38 milionë euro për medaljen e artë katër vite më parë si kampione në Rusi dhe kroatët fituan 26 milionë euro pasi fituan medaljen e argjendtë.