Tayna komentohet edhe për stilin.
Momentalisht është një nga këngëtaret më të përfolura, por edhe më të dëgjuara.
Bëhet fjalë për reperen nga Prizreni e njohur për publikun si Tayna.
Artistja që u shfaq si ‘vullkan’ vitin e kaluar, edhe këtë vit e ka nisur me këmbë të mbarë.
Por, përveç karrierës së saj, Tayna komentohet edhe për stilin.
Së fundmi përmes një postimi në llogarinë Instagram, ajo shfaqet mjaftë sportive brenda një aeroplani. Por ajo që bie në sy është përzgjedhja e rrobave sportive, veçmas firmatot.
Ato që spikatin janë atletet e saj, të cilat i takojnë firmës GUCCI, e që kanë çmimin hiq më pak se 1590 dollarë amerikan.