“Shumë jam gëzu që ke shku ti, t’u rritë nera”, nëna e Thaçit emocionon në takim me kryeministrin Rama

07:56 | 20 Qershor 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje gjatë ditës e ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Burojë të Skënderajt.

Ai takoi edhe prindit e presidentit, të cilëve ju tha se Thaçi është shumë mirë me shëndet, pasi kështu i ka thënë gjatë vizitës që i bëri në Hagë.

Nëna e Thaçit e ka falënderuar Ramën për vizitën që i ka bërë.

“Shumë jam gëzu që ke shku ti, t’u rritë nera”, i tha nëna e Thaçit disa herë Ramës.

Komento: