Shumë nxehtë edhe të dielën

22:45 | 01 Gusht 2026
shume-nxehte-edhe-te-dielen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme”, theksohet në njoftim.

Temperatura të ngjashme mbretëruan në vend edhe gjatë ditës së sotme.

Komento: