Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Shkup-Tetovë, ku humbën jetën shumë persona.
Burime të Indeksonline kanë theksuar se shumica janë nga Gostivari, vend ky që njihet për banimin e shumë shqiptare.
Se pasagjerë të këtij autobusi ishin shumica nga Gostivari e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj komune, Arban Taravari.
Ai është shprehur i trishtuar nga kjo tragjedi duke theksuar se ka vizituar vetë disa prej të hospitalizuarve, ku shtoi se gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor.
Deri më tani është konfirmuar se 13 persona kanë humbur jetë nga ky aksident.