Shumë persona humbën jetën në aksidentin në Maqedoni, shumica janë shqiptar

21:57 | 13 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Shkup-Tetovë, ku humbën jetën shumë persona.

Burime të Indeksonline kanë theksuar se shumica janë nga Gostivari, vend ky që njihet për banimin e shumë shqiptare.

Se pasagjerë të këtij autobusi ishin shumica nga Gostivari e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj komune, Arban Taravari.

Ai është shprehur i trishtuar nga kjo tragjedi duke theksuar se ka vizituar vetë disa prej të hospitalizuarve, ku shtoi se gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor.

Deri më tani është konfirmuar se 13 persona kanë humbur jetë nga ky aksident.

Komento: