
Në Preshevë shumë po e fshehin infektimin nga koronavirusi.
Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka thënë për RTV Dukagjinin se gjendja në këtë komunë nuk është e mirë por jo alarmante sa i përket coronavirusit.
“Rreth 20 pacientë në ditë paraqiten pranë ambulancës COVID në Preshevë, ku rreth një apo dy në ditë dalin pozitiv pas testimeve. Korriku ka qenë pak më i lehtë pasi i kemi pasur rreth 300 pacientë, ndërsa në gusht deri në ditën që po flasim na janë paraqitur rreth 450 pacientë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Është shqetësuese pasi preshevarët po e fshehin sëmundjen apo po trajtohen në ambulanca private.
“Kur po vijnë në ambulancë po janë në gjendje shumë të rëndë. Në këtë muaj rreth 15 pacientë i kemi transportuar në spitalin e Nishit”.