Shiten fanellat e Messit me shokë të finales së Kupës së Botës.
Fitorja dramatike e Argjentinës me penallti ndaj Francës në finale të Kupës së Botës 2022 i ka çuar në trans tifozët nga mbarë bota, të cilët kanë festuar si të çmendur.
Por, disa prej tyre kanë mundur ta shohin veten shumë vonë.
Kjo pasi fanellat zyrtare të ekipit jug-amerikan, posaçërisht ato që i mbajnë emrat e lojtarëve kryesorë dhe të më të mirit të botës, Lionel Messi, tashmë kanë bërë “shtëpi të re”.
Në uebfaqen zyrtare të Adidas, fanellat zyrtare të Argjentinës janë shitur tashmë online, përfshirë këtu edhe ajo e Messit, përcjell Gazeta Express.
Megjithatë, tifozët mund t’i zgjedhin këpucët e kaltra sportive, çorapet apo simbole të tjera të Argjentinës.
Kompania po luftonte për ta mbajtur dhe menaxhuar kërkesën e madhe edhe para triumfit të argjentinasve në Kupën e Botës, raporton “Reuters”, përcjell “Gazeta Express”..
Ndërkaq, versioni i ri i fanellave, me tri yje të vendosura për fitimin e tre Botërorëve, nuk ka dalë ende në shitje.
Që nga mëngjesi i sotëm, faqja e njohur e rishitjes “StockX”, fanellat e Messit të Botërorit 2022 i shet nga 490 deri në 2360 dollarë, varësisht prej madhësisë, një shifër kjo, që sipas kompanisë, reflekton me kërkesat e momentit.
“StockX” i ka thënë mediumit amerikane “The Washington Post” se mesatarja e çmimit të fanellave të Messit është dyfishuar nga nëntori në dhjetor.
Kompania po ashtu njofton se shitjet e Top 5 produkteve me “Argentina” në emrin e tyre janë ngritur në më shumë se 400 për qind mes të shtunës dhe të dielës.
Ndërkohë, fanella aktuale e Messit është vendosur në shitje edhe në “eBay” me një çmim prej 1500 dollarësh. shkruan “Gazeta Express”.
Këto ditë, video që është shikuar më së shumti është ajo e lojës finale të Kupës së Botës, e posaçërisht golat e Leo Messit.
Fotografia e tij e fundit në Instagram pritet të bëhet më e pëlqyera në histori.