Shumë skuadra i vihen pas lojtarit të Man Utd

23:01 | 01 Janar 2022

Meqenëse David De Gea u rikthye në nivelin e tij standard, portieri ndërkombëtar anglez 24-vjeçar Dean Henderson po planifikon të largohet nga Manchester United, pasi ai ndjen se i mungon një shans i vërtetë për t’u dalluar si titullar i zakonshëm.

Për këtë qëllim, ish-portieri i Sheffield United është duke u këkuar nga Ajax, Newcastle dhe Tottenham, përcjell ORAinfo.

Ende në një marrëveshje me Djajtë e Kuq deri në qershor 2025, Henderson, sipas Transfermarkt, aktualisht vlen 18 milionë euro./ORAinfo/

Komento: