Protestat kundër luftës në Ukrainë po vazhdon.
Në disa qytete ruse janë duke u mbajtur protesta për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Në këto protesta, deri më tani, janë arrestuar mbi 650 persona.
OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, tha se deri në orën 17:00 sipas kohës lokale të Moskës, policia ka arrestuar 658 persona gjatë protestave në 35 qytete ruse.
Të paktën, 289 prej tyre janë arrestuar në Moskë, tha kjo organizatë e pavarur.