Shyhrejta tregohet vjehërr e kujdesshme, ja çfarë darke shtron për ditëlindjen e Leartës

22:41 | 15 Dhjetor 2022

Learta është nusja më e famshme e estradës sonë.

Ajo është reja e këngëtares së njohur, Shyhrete Behlulit, përcjell ORAinfo.

Learta është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Ajo sot po e feston ditëlindjen, ndërsa ka marrë urime të shumta nga familjarët e saj.

Padyshim se ndër urimet me të ëmbla ajo i ka marrë nga vjehrra, Shyhrete Behluli.

“Gëzuar ditëlindja oj Leartë, ti që po na i jep dritë shtëpisë”, ka qenë urimi i Shyhretës, duke ja bashkangjitur edhe një foto të bukur me Leartën.

Madje këngëtarja ka shtruar edhe darkë për ditëlindjen e rejës së saj. /ORAinfo/

Komento: