
Shyhrete Behluli është ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Përveç për karrierën e saj profesionale, ajo është shumë e përfolur edhe për jetën private, përcjell ORAinfo.
Këtë verë Shyhretja ka qenë shumë aktive në mbrëmje e në koncerte por kjo nuk e ka ndalur të postojë imazhe të ndryshme në rrjete sociale.
Sot, Shyhretja ka surprizuar fansat duke publikuar një këngë të re të cilën e ka quajtur ‘Ditëlindja’./ORAinfo/
