Shyhrete Behluli me fjalë të ëmbëla për Sabri Fejzullahun

15:46 | 13 Qershor 2020

Ditë më parë Sabri Fejzullahu u nderua nga Komuna e Prishtinës me “Çelësin e Prishtinës”.

Shumë prej këngëtarëve dhe kolegëve të tij e përgëzuan legjendën e muzikës shqiptare, e këtë së fundi e ka bërë edhe këngëtarja e muzikës popullore, Shyhretet Behluli.

Shyhretja në një postim në rrjetet sociale e ka uruara Sabriun, duke quajtur si shembull për çdo artistë.

“Ti je shembull për çdo artist, ti i meriton të gjitha çmimet. Urime! Sabri Fejzullahu”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, pak kohë më parë Shyhrete Behluli lansoj këngën e re me videoklip “Pendimi”.

Komento: