
Shyhrete Behluli sjell këngën e re “Gurbetqar emrin e kam”.
Artistja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Gurbetqar emrin e kam” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip të veçantë pikërisht për stinën e vjeshtës.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Abaz Selmanin, kurse për orkestrimin është përkujdesur Miti Geci.
Ky i fundit po ashtu bashkë me Behlulin realizoi edhe melodinë e kësaj kënge.
Videoja i është besuar produksionit Vizion Media dhe projekti u publikua në kanalin e ‘VizioniLibonia’.
Shyhretja edhe kësaj radhe vjen me një paraqitje të mahnitshme në videoklip, ndërsa u komentua edhe për dukjen atraktive.
