Shyhretja del me familjen, shkrihet së qeshuri në këtë tavolinë

22:34 | 23 Korrik 2020

Shyhrete Behluli shkrihet së qeshuri në këtë tavolinë.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, është shoqe e mirë edhe për një pjesë të madhe të estrades, shkruan Kosovarja.

Shyhretja, është e shoqërueshme dhe e dashur për shokë e shoqe, madje miqve edhe ua ndreq ditën.

Këngëtarja këtë kohë nuk është aktive në muzikë, kjo për shkak të pandemisë dhe vënjes në pauzë të aktiviteteve muzikore.

Këngëtarja e famshme, këto ditë është kënaqur nën shoqërinë e të birit dhe tre miqve të tjerë, përfshirë drejtorin e produksionit “Vizioni & Libonia”, Shaban Rexhepi, tekstshkruesin Fatmir Muja dhe këngëtarin Asim Gashi.

Komento: