Shyhretja dhe Engji vijnë me ‘çikat beqare’

12:31 | 09 Dhjetor 2019

Janë ndër këngëtaret me të kërkuara në vend.

Nënë e bijë, dy këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu, të mërkurën do ta publikojnë bashkëpunimin e tyre të radhës.

Kënga mban titullin “Çikat beqare” dhe është një dedikim i bukur për marrëdhënien mes nënës dhe vajzës, që pritet të pëlqehet nga publiku.

Kënga është ritmike dhe vjen në kuadër të xhirimeve të programit festiv për vitin e ri. “Deshti Fati”, “Dasma e nipit”, “Nuse Kosovare”, “Çika e hastretit”, “Kah dera jote”, “Vallja e nuses”, “Princesha e vëllaut tonë”, janë disa nga bashkëpunimet e suksesshme nga Shyhretja dhe Engjëllusha, ndërsa pritet që shumë shpejt të vijnë edhe me një projekt të ri.

Komento: