
Shyhrete Behluli është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Ajo me zërin e saj ka bërë për veti breza të shumtë, përcjell ORAinfo.
E përveç këngës, Shyhretja kujdeset që të jetë aktive në rrjetet sociale duke publikuar foto nga me të ndryshmet.
Pas përhapjes së koronavirusit, ajo dhe familja e saj janë izoluar në shtëpinë e tyre në Brezovicë.
E sot, Shyhretja ka publikuar një foto nga atje me të cilën ka përshëndetur ndjekësit e saj./ORAinfo/

