Shyhretja tradicionale me fli e turshi për vit të ri

12:45 | 01 Janar 2020

Shyhrete Behluli me fli e turshi për vit të ri.

Viti që po e lëmë pas ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtaren e popullarizuar Shyhrete Behlulin.

Këngëtarja ka mbushur bagazhin e karrierës me shumë projekte, videoklipe, e bashkëpunime të shumta, shkruan Kosovarja.

Ndryshe, sa i përket jetës private këngëtarja çdo herë ka qenë e hapur me publikun dhe po ashtu mjaft e ekspozuar në këtë drejtim.

Publiku njeh secilin familjar të Shyhretes, duke filluar nga bashkëshorti e përfunduar te nipi Matini.

E meqë ka kaluar një vit me plot angazhime, sot këngëtarja ka vendosë të relaksohet në shtëpi, madje ushqimi që ka zgjedhur për sot ka qenë fli e turshi.

Një këngëtare tipike shqiptare, jo vetëm me muzikë por edhe me virtytet tjera.

Komento: